Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen tre persona të dyshuar

15 dhjetor 2022 | 14:37

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

“Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve: mariuhane 3.8 gram, kokainë 0.2 gram, 19 tableta ekstazi, si dhe mulli për bluarje, qese për paketim të narkotikëve e fleta për mbështjellje të narkotikëve”.

“Personat e dyshuar; V. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që i dyshuari: R.M, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit. Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blerje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
• Një studim nga Samsung me mbi 6500 pronarë evropianë…