Selakoviq, Gërvallës: Kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Thaçi dhe Veseli

20 prill 2022 | 23:47

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka replikuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Doniak Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai në kundërpërgjigje i ka thënë Gërvallës se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Në vend që të fliste për problemet reale në terren, ajo po fliste për dëshirat e saj politike. Po fliste për kasapët e Ballkanit, por kasapët e vërtetë janë ish-presidenti i të ashtuquajturës Kosovë, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i kuvendit të ashtuquajturës Kosovë, Kadri Veseli. Që të dy janë në Hagë në paraburgim në Gjykatën Speciale të formuar nga Prishtina për krimet e UÇK”, është shprehur Selakoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka quajtur kushtet…