Selena Gomez, e relaksuar në plazh dhe me bikini

15 shkurt 2019 | 14:50

Selena Gomez duket se me të vërtetë ka dalë jashtë tunelit. E lumtur dhe e qeshur ajo gëzon një fundjavë në një plazh të bukur në Meksikë me mikeshat e saj më të dashura. Në bikini të bardhë, këngëtarja shfaqet në formë të mirë, por mbi të gjitha në një gjendje të mirë.

Rasti për këtë fundjavë të argëtimit mes “vajzave”, ka qenë dhënia fund e beqarisë e mikeshës së saj, Courtney Barry: “Mikja ime më e mirë martohet, prandaj e festojmë!”, – shkruan ajo. Që kur u largua nga rehabilitimi disa muaj më parë, Selena po kthehet ngadalë në jetën dhe mediat sociale.

Kohët e fundit ka qenë e rrallë të shihet në mënyrë të qetë dhe të relaksuar. Miqtë e saj, Courtney, Ashley Cook, Raquelle Stevens dhe të tjerët kanë qenë gjithmonë pranë saj dhe deri më tani ata kanë qenë edhe shërimi i saj më i mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen…