Selim Krasniqi i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

21 janar 2020 | 13:28

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e UÇK-së, Selim Krasniqin.

Lajmin e ka bërë me dije Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke treguar se ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Në këto momente pranova ftesën nga Zyra e prokurorisë se specializuar, për tu paraqitur në Hage më 06 02 2020, në cilësinë e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-së kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për liri. Lavdi gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse të gjitha ekipet e NBA-së kanë zhvilluar ndeshjet e…