Selim Pacolli: Libri i Barletit për Skënderbeun, pasuri kombëtare

30 maj 2018 | 13:39

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, me rastin e festivalit “Prishtina Lexon” ka sjellë në kujtesën e lexueseve librin e Marin Barletit për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pacolli ka thënë se ky libër tashmë është pasuri kombëtare.

“Të nderuar lexues, meqë jemi në javën e organizimit të festivalit të leximit ‘Prishtina lexon’ dhe në Vitin e Gjergjit, vitin e Skënderbeut, është e pashmangshme që të mos ndaj me të gjithë ju këtë trashëgimi kulturore dhe historike, njëherit botimin e parë të shkruajtur nga bashkëkohaniku i Gjergjit, Marin Barleti. Botim ky i cili sipas të dhënave të Institutit të Antikiteteve në Milano cilësohet si botimi i parë i viteve 1508 – 1510.

Që ky libër, kjo pasuri kombëtare tashmë ndodhet tek ne, sinqerisht më duhet të falënderoj bashkëpunëtorët e mi, me të cilët pata nderin të punoj përgjatë shumë viteve, me të ndjerin albanologun e shquar z. Robert Elsie, të ndjerin z. Gjelosh Gjokaj si dhe mikun dhe bashkëpunëtorin z. Skënder Blakaj, të cilët me punën dhe hulumtimet e palodhshme të tyre arritëm ta gjejmë këtë thesar mbarëkombëtar. Isha me fat që arritëm bashkërisht ta kemi këtë vlerë historike, çmimi i të cilit ishte i parëndësishëm në raport me rëndësinë e tij. Në shenjë nderimi për miqtë e mi, z. Robert Elsie, z. Gjelosh Gjokaj dhe z. Skënder Blakaj”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar…