Selim Zenel Musaj, atdhetari dhe veprimtari i shquar çështjes kombëtare

25 shkurt 2021 | 17:44

Dëshmorët e Kombit janë një e të pandarë edhe pse vijnë nga treva të ndryshme, ata derdhën gjakun për të njëjtin qëllim, për të njëjtin ideal, me të njëjtën përkushtim, me të njëjtin heroizëm, për t’i parë e gëzuar ne sot trojet shqiptare të lira. Kjo është veçori karakteristike e popullit tonë, i cili nuk ndihet i qetë sa kohë që pjesë të tokës së tij amtare rënkojnë nën pushtuesin. Kjo është edhe garancia që amaneti i dëshmorëve të kombit do të bëhet realitet. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 është realizimi i një pjese të madhe të këtij amaneti.

Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut-Dega Tropojë, u themelua me 2 dhjetor 2000.

Fillimisht me 217 anëtarë.

Organizata për Dëshmorët e Atdheut-Dega Tropojë është ngritur në rolin e misionit të saj historik: Mbrojtjen e propagandimi i vlerave të historisë së kësaj treve, idealin, emrit dhe aktit sublime të dëshmorëve të Atdheut, dinjitetit dhe të drejtave të familjeve të tyre, mbrojtjen e vlerave të LANÇ-it, mbrojtën, rindërtimin e simboleve të historisë në Malësinë e Gjakovës. Këto janë dhe mbeten përparësia në veprimtarinë e përditshme të kësaj organizate. Arritjes së sukseseve të deritanishme i ka shërbyer bashkëpunimi i gjithanshëm dhe konkret me organizatat e dalura nga lufta çlirimtare në Kosovë. Aktivitetet janë të larmishme, individuale, familjare e kolektive.

Veprimtarë të Organizatës

Brahim Muslia, Brahim Kadria, Isa Breçani, Hedije Logu, Gjon Neçaj, Zeqir Hasan Papaj, Muhamet Seci, Shpend Bisheva, Hysni Neziri, Ram Zalli, Hamdi Sallahi, Zenun Aliaj, Sherif Kortoçi, Brahim Daut Doçi, Avdi Margjekaj, Nuredin Lushaj, Dem Neza, Gëzim Prengzi, Sadri Oruçi, Bubë Mici, Abedin Kërrnaja, Hamdi Myftaraj, Can Sinani, Shpend Mulosmani, Ibrahim Demiraj, Zenel Vidrica, Zef Ukcamaj, Muj Dautaj, Ali Sallahi, Mark Zogu, Përparim Hajdaraj, Qazim Zeqa, Adem Ethemi, Binak Osmani, Marash Ndue Qehaja, Hamdi Bajraktari, Kujtim Haxhiaj, Nadire Mustafaj, Pal Gjokli etj.

SELIM ZENEL MUSAJ TROPOJE (1943 -2020)

Selim Musaj Lindur në 1943 në Selimaj të Geghysenit, Tropojë në një familje me tradita të shquara atdhetare. Ka babain, xhaxhain dhe gjyshin të shpallur Dëshmor të Atdheut. Ka mbaruar arsimin e lartë dhe ka punuar mese 25 vjet në detyra shoqërore të rëndësishme si: Sekretar i Parë i Komitetit të Rinisë e Kryetar i Bashkimeve Profesionale në rrethin e Tropojës. Është dalluar për përkushtim e ndershmëri në punën, për të cilat ka gëzuar dhe gëzon respekt në të gjithë rrethin e Tropojës e në Kosovë. Ka studiuar dhe është njohës i mirë i ngjarjeve historike në Malësi të Gjakovës. Është autor i disa studimeve e artikujve në shtypin periodik. Është themelues i Organizatës për Dëshmorët e Atdheut-Dega Tropojë dhe i zgjedhur në krye të saj që nga themelimi, në dhjetor te vitit 2000. Është i zgjedhur në Këshillin e Përgjithshëm të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut. Mban titullin: Nderi i Organizatës për Dëshmorët e Atdheut.

Nën drejtimin e tij dega e kësaj organizate në Tropojë , ka ofruar rreth saj jo vetëm familjet e dëshmorëve, pavarësisht nga bindjet politike, por edhe shumë intelektualë, veteran dhe patriotë të tjerë, që njohin e mbrojnë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe luftërat shekullore për liri e pavarësi. Ajo ka zhvilluar veprimtari të shumta, përmbajtjesore dhe me pjesëmarrje të gjerë, duke u bërë një subjekt politik e shoqëror me peshë në tërë rrethin e Tropojës. Ai gjithashtu  ka botuar edhe librat për Dëshmorët dhe Heronjtë si: “Gjaku i  tyre në Damarët tanë” që përshkruan dhe flet me aq pasion për gjithë tropojanët që ranë Dëshmorë,   dhe  “Gjak e Jetë i Dhanë Lirisë” ndërsa në këtë libër flet për gratë dhe vashat shqiptare që kontribuuan për atdheun. Meritë e veçantë e kryetarit Selim Musaj, është vlerësimi i Luftës çlirimtare të Kosovës. Nëpërmjet njohjes dhe përkujtimit të dëshmorëve të saj. Ai është iniciatori kryesor për shpalljen dëshmorë të gjithë atyre tropojanëve që dhanë jetën në Luftën çlirimtare të Kosovës. Nëpërmjet njohjes dhe përkujtimit të dëshmorëve, ai  i ka zhdukur kufijtë e ndarjes mes Kosovës dhe Atdheut Mëmë, ka realizuar bashkimin kombëtar, nëpërmjet veprimtarive të përbashkëta në bashkëpunim simotra të dala nga lufta në Kosovë.

Selim Musaj ishte ideatori dhe bashkëpunëtori i Unionit Kombëtar Shqiptar (UNIKOMB) i cili organizoj dhe themeloj unionin për bashkim Kombëtar në Diasporë. Ku u zgjodh edhe kryetar i unionit për Diasporën. Në angazhime dhe punën e tij ai pati një shtrirje të gjerë brenda dhe jashtë  kufijve të trojeve Shqiptare. Sidomos për krijimin e degëve në rrethe dhe në qytete e ndryshme të Kosovës. UNIKOMB ka punuar dhe punon për të mbrojtur vlerat  dhe identitetin tonë kombëtar, zhvillimin dhe gjetjen e rrugëve te mundshme për shpalosjen e programit për bashkimin e trojeve etnike Shqiptare. Qëllimi i këtij unioni ka qenë dhe është dhënia e kontributit dhe sqarimi për të bindur njerëzit të jenë të ndërgjegjshëm për ribashkim Kombëtar.

Me datën 06.07.2011 u krijua dega  e Unionit për Bashkim Kombëtar (UNIKOMB) ne qytetin e Bajram Currit të rrethit Tropojë, ku kryetar u zgjodh ing Shpend Bisheva. U bënë organizimet dhe krijimet e degëve sidomos degët e Unikomb në Prizren, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Skenderaj¸ Malishevë etj. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në Prizren u bë një takim mbarëkombëtar me përfaqësues nga të gjitha të trojeve Shqiptare e të Diasporës. Ndërsa me datën: 30.01.2016 me rastin e pesë vjetorit të themelimit të UNIKOMB në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri organizohet një aktivitet madhështorë i udhëhequr nga kryetari i  Selim Musaj dhe kryetari i degës së Tropojës Shpend Bisheva. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetar dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora. Selim  Musaj është nderura  me mirënjohje dhe dekorata të ndryshme nga organizata e shoqata të ndryshëm të dala nga lufta sidomos nga ajo e Veteranëve, Dëshmorëve dhe UNIKOMB-i  ku është zgjedhur edhe president nderi i UNIKOMB-it.

Nga: Shpend Bisheva

Kryetari i OKD-së, Tropojë    

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se…