Rinumërohen 268 kuti të votimit

25 shkurt 2021 | 17:36

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri sot orën 16 janë rinumëruar 268 kuti të votimit, nga 552 sa duhet të rinumërohen.

“Deri në orën 16 të ditës së sotme janë rinumëruar 268 kuti të votimit (vendvotime) nga 552 sa është numri i përgjithshëm që duhet të rinumërohen me vendim të KQZ-së”, ka thënë Elezi për “Epokën e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit nuk e ka nisur mirë sezonin pranveror,…