‘Tigrat e Zi’ kërkojnë largimin e Klodian Duros

25 shkurt 2021 | 17:36

Skuadra e Feronikelit nuk e ka nisur mirë sezonin pranveror, pasi në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar tri humbje dhe një barazim.

Trajneri Klodian Duro është në qendër të kritikave të ashpra të tifogrupit “Tigrat e Zi” që mbështet skuadrën nga Drenasi. “Tigrat e Zi” kanë kërkuar dorëheqjen e trajnerit nga Shqipëria, duke e quajtur analist dhe jo trajner.

“Kërkesë për Klodian Duron. Nga ti analist i Superligës sonë, ne qysh tani kërkojmë dorëheqje sepse ne nuk të lejojmë atë që ke bërë deri sot në klubin tonë të zemrës. Kërkojmë edhe nga presidenti ynë, Naser Ramaj, që sonte ta marrë vendimin për ty analist. Nëse askush nuk merr masa për ty, ti nuk do të jesh i sigurt në klubin tonë sepse ti ke larguar lojtarët nga klubi pa asnjë arsye, ti ke bërë edhe një grup lojtarësh nga ana jote dhe nuk je duke i futur në lojë ata të cilët janë të gatshëm të luajnë nga minuta e parë”, thuhet në kërkesën e tifozëve “Tigrat e Zi”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Koci, është ftuar…