Selimi, Abrashi, Gjyshnica, Haxhiu, buzagaz në dritare

28 maj 2020 | 18:28

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për ta mbajtur atë që e kanë quajtur “prova e dytë për protestë”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Protesta është mbajtur në tri sheshe të Prishtinës: në sheshin “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” si dhe në sheshin “Adem Jashari”. Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë. Protestën e kanë vëzhguar, përpos kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe këshilltarët e tij, edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së).

Shefi i grupit parlamentar i deputetëve të LV-së, Rexhep Selimi, me deputetët Artan Abrashi, Gazmend Gjyshnica, Albulena Haxhiu, nga objekti i qeverisë e kanë përcjellë protestën e qytetarëve  e të aktivistëve të LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia po e mbyll një javë të rëndësishme pasi, sipas…