Selimi merr postin e ministrit të Drejtësisë, nuk pritet nga Albulena Haxhiu

05 qershor 2020 | 10:29

Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë zyrtarisht postin e ministrit të Drejtësisë.

Ai nuk u prit nga paraardhësja e tij Albulena Haxhiu për t’i treguar ku kanë mbetur punët.

Në paraqitjen e tij të parë para mediave,  ministri i ri i Drejtësisë Selim Selimi, ka thënë se është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg nga prokurori e gjyqësori.

“Është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg drejtësisë mos të ndërtojmë mekanizma që në ndonjë mënyrë të ndikohet prokurori e gjyqësori”, ka thënë ministri Selimi.

Selimi, i cili detyrën e pranoi nga sekretari i ministrisë, tha se sot është njoftuar shkurt me punën e bërë në këtë ministri.

“Falënderoj Haxhiun qe e ka dorëzuar një raport përmbledhës për punën dhe për korrektësinë e saj”, është shprehur Selimi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polici që vrau George Floyd, Derek Chauvin është akuzuar për…