Selimi: Rritja e numrit të noterëve nënkupton edhe rritje të kritereve kualifikuese

22 qershor 2020 | 12:20

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Odës së Noterëve, Aliriza Beshi dhe kryetarin e Odës së Ndërmjetësuesve Faton Morina.

Gjatë këtyre takimeve të ndara, ministri Selimi ka thënë se është e nevojshme të fuqizohen dhe të kenë mbështetje profesionet e lira, meqë sipas tij, qytetarët e Kosovës duhet të kenë shërbime të shpejta dhe efikase.

Ministri Selimi ka thënë se përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve nënkupton edhe shtrirjen e noterëve në tërë territorin e vendit.

“Rritja apo shtrirja e numrit të noterëve në gjithë territorin e Kosovës, nënkupton edhe rritje të kritereve kualifikuese. Kjo për shkak se prioritet i yni mbetet ngritja e efikasitetit të punës dhe rritja e kredibilitetit në fushën e noterisë”, është shprehur ministri Selimi.

Rëndësi të veçantë sipas ministrit Selimi është edhe rritja e kapaciteteve dhe numri i ndërmjetësuesve, që sipas tij, do të mundësojnë zgjidhje të shpejta, efikase dhe me kosto të ultë për disa lloje të çështjeve për të cilat qytetarët rëndom kanë pritur me vite në procese gjyqësore.

Ndërsa kryetarët e dy odave, falënderuan ministrin Selimi për bashkëpunim duke vlerësuar se profesionet e lira në Kosovë , janë në rrugën e duhur për konsolidim të plotë.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i veturave në Gjermani ka rënë dukshëm. Kjo vlen…