Selimi: Serbia në BE, 100 për qind e kushtëzuar me Kosovën në OKB

19 dhjetor 2023 | 11:21

Rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) është tash “njëqind për qind e kushtëzuar” me rrugën e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu ka vlerësuar ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Këtë vlerësim, Selimi e ka bërë duke komentuar marrëveshjes bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka cilësuar prej në fillim si ujdi të arritur “me mungesë ambicie” dhe “mungesë të plotë të besimit nga të gjitha palët”.

“Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë ishte befasisht e dobët, e kushtëzuar nga një mungesë ambicie dhe një mungesë të plotë në të gjitha anët. Por, me të vërtetë siguron të drejtën sovrane të Kosovës për t’u bashkuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tash, rruga e Serbisë drejt BE-së është 100 për qind e kushtëzuar me rrugën e Kosovës në OKB”, ka shkruar Selimi në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20-vjeçarja Eve Gilles nga Nord-Pas-de-Calais u kurorëzua fituesja konkursit francez…