Selimi: Studentët janë të sigurt

26 janar 2019 | 21:14

Lajmi për vdekjen tragjike të zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci, në Brezovicë ka bërë që Dekani dhe stafi i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), të pezullojë aktivitetet mësimore deri në një vendim të ardhshëm.

110 studentë nga FEFS dhe 15 profesorë të udhëhequr nga dekani Musa Selimi gjenden në Brezovicë për të zhvilluar procesin mësimor rreth lëndëve të sporteve dimërore.

Selimi për “Sport PLUS” ka thënë se nuk ka hapësirë për shqetësim dhe gjendja është nën kontroll.

“Të gjithë studentët janë shëndosh e mirë në hotel dhe dekanati i FEFS, të cilin e drejtoj, ka marrë vendim që nga nesër të pezullohet procesi mësimor në Brezovicë, deri në një vendim të ardhshëm”, ka shtuar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionisteve tjerë shëndetësorë të Kosovës…