Selmanaj: Askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta

21 shtator 2023 | 11:59

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po diskutohet për formimin e Komisionit për hetimin e keqpërdorimeve në rezervën shtetërore.

Me këtë rast, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë se arsyetimet që i dha shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, për pengimin e formimit të këtij komisioni janë banale.

Selmanaj ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta.

“E vërteta na shërben të gjithëve. Po duam ta dimë secili cent i qytetarët të Kosovës se ku po shkon?”.

“Kush është Ridvani? Kush është Martini? Këtë po duam ta dimë”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se…