Selmanaj: Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz

19 tetor 2021 | 11:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë në Kuvend se nëse Qeveria Kurti nuk e shqyrton marrëveshjen e gazsjellësit, Kosova mund të mbetet e vetmja pa qasje në të.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar – Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz dhe në pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”.

“Nisma e projektit të gazit ka nisur më 2016 dhe më 2018 është nënshkruar marrëveshja për projektin për ndërtimit të infrastrukturës së gazit me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Selmanaj, duke treguar se çfarë do të përfitonte Kosova nga ky projekt.

“Cilat do të ishin përfitimet e Republikës  sonë në rastin e ndërtimit të këtij rrjeti për të cilin Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar? Në rend të parë prodhimi i energjisë elektrike, në rend të dytë industria dhe në rend të tretë amvisëritë”, është shprehur Selmanaj.

Më tutje, ai ka thënë se mbi të gjitha këto përfitime “Kosova këtë projekt duhet ta shohë në kontekstin e sigurisë dhe pozicionimit dhe rreshtimit përkrah interesave tona shtetërore dhe gjeopolitike të aleatëve tanë kryesore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e Mauro Icardi dhe Wanda Nara është kthyer në…