Selmanaj: Kurti është penduar, e ka kuptuar se LDK është partner vetëm për konsolidimin e shtetit

25 shtator 2018 | 20:31

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Isa Mustafa ka pasur disa takime me Albin Kurtin dhe liderë të partive tjera në Kosovë.

Sel,anaj në “Dossier D” të “RTV Dukagjinit” ka thënë se takimi i sotëm mes Mustafës dhe Kurit ka ardhur si pasojë e nevojës se bashkërendimit të veprimeve kundër kësaj qeverie, që sipas tij po e dëmton rëndë Kosovën.

“Ne nuk e kundërshtojmë protestën e Vetëvendosjes, edhe pse për momentin jemi për t’i konsumuar edhe mundësitë e mbetura”, ka thënë Selmanaj.

“Nëse dalim në rrugë më nuk ka kuptim të kthehemi në institucione”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Selmanaj ka thënë se opozita ka numra të fuqishëm në Kuvend që do të parandalonin ndonjë vendim të dëmshëm nga koalicioni qeverisës.

VLAN-in e ka prish AAK-ja, sipas deputetit të LDK-së, “pasi Haradinaj nuk ishte i gatshëm që të pranojë kalkulimet e reja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos njohur z.Mustafa si kryetar të Kuvendit të Kosovës”.

Deputeti opozitar ka thënë se të gjithë subjektet politike në Kosovë kanë dëshirë të qeverisin me LDK-në.

“Edhe Vetëvendosje e ka kuptuar se partneri i vetëm serioz për konsolidimin e shtetit të Kosovës është LDK-ja. Nuk po shkon Isa Mustafa në shtëpi të Albin Kurtit, por ky i fundit i shkon në shtëpi të Mustafës”, tha Selmanaj.

“Këtë e kuptoj si një pendim të z.Kurti në raport me LDK-në”, tha Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fushë në lagjen Kalabria të Prishtinës, këtë të martë…