Selmanaj, Kurtit: Besoj se do të hiqesh shpejt nga kryeministri

23 shkurt 2023 | 13:09

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se demarkacioni me Malin e Zi është punë kryer.

Kësaj pyetje i është përgjigjur Kurti, duke thënë se “LV-ja atëherë kishte kërkuar që së pari rishikim, pastaj ratifikim” të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo, Selmanaj ka thënë se kjo nuk është përgjigje.“Zoti kryeministër, kjo nuk është përgjigje… Ju për këtë zoti kryeministër e keni krijuar një situatë të rëndë në Kosovë. Ju për këtë keni vendos në pikëpyetje sigurinë individuale dhe kolektive të kësaj shoqërie. Me sjelljet e juaja për këtë çështje i keni vënë në pikëpyetje edhe organet e rendit por edhe institucionet publike në Kosovë. Me veprimet e asaj kohe, i keni lënë njerëzit pa viza dhe sot e tutje paguajnë me miliona për atë çështje. Dhe me thënë tash ju këtu që ‘kur të vjen koha, kur të është koha e përshtatshme’ edhe pa ankes-marrëveshje, gjithmonë ka qenë e mundur”.

“Tani unë e di lojën e fjalëve që dini ta përdorni, por po iu them që jam i bindur që ti s’ke me u merr me këtë punë. Ti një ditë ke me u heq edhe prej kryeministrit, besoj që ndoshta edhe shpejt, por një standard që e ke vendos në Kosovë dhe do të vazhdojë gjatë, është që mashtrimin dhe gënjeshtrën e ke bërë standard se si me ardhur dikush në politike e pushtet”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë bashkatdhetarët, respektivisht…