Selmani: Me qeverisjen e Uran Ismailit secila familje do të ketë parking të garantuar për vetura

27 shtator 2021 | 18:39

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për këshilltar komunal në Prishtinë, Muhamet Selmani, ka marrë pjesë sot në një protestë të organizuar nga banorët e lagjes “Edit Durham” në lidhje me parkingjet.

Banorët e kësaj lagje kanë bërë thirrje që parkingjet të jenë veç për ta.

Selmani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me qeverisjen e Uran Ismailit secila familje do të ketë parking të garantuar për vetura.

Muhamet Selmani në listën e PDK-së për në asamblenë komunale mban numrin 17.

Postimi i plotë i tij:

Qytetarët protestojnë kur atyre u shkelën të drejtat. E sot, edhe unë bashkë më banorët e lagjes “Edit Durham” në qendër të qytetit protestuam për parkingje.
Me qeverisjen e @uranismailiofficial këto probleme do t’i takojnë të kaluarës.
Secila familje do të ketë parking të garantuar. Ndërmarrja lokale Prishtina Parking jo vetëm që nuk do t’i pengojë e bllokojë parkingjet familjare, por kjo ndërmarrje do të kujdeset për pastërtinë dhe rregullin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori menaxhues i AKP-së Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga…