Semi po viktimizohet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”? Psikologia: Nuk e bën për të manipuluar…

29 tetor 2021 | 11:33

Banorët VIP të “Big Brother” nuk kanë ngurruar në asnjë moment që të rrëfejnë historitë e tyre shumë personale që kur u bënë pjesë e reality show-t.

Madje disa prej tyre, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëria kanë folur edhe lidhur me shëndetin mendor.

Disa komentues në profilin zyrtar të “Big Brother VIP” në “Instagam”, i kanë konsideruar të ekzagjeruar reagimet e disa prej tyre. Madje sipas tyre, edhe momenti kur Semi kalon në të qara pas një krize paniku bëhet për “viktimizim”.

Psikologia e njohur, Aleksandra Puçi, ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku nuk ngurroi të komentonte këtë çështje.

“Ka tendencë që një pjesë e personave të cilët përjetojnë shqetësime emocionale priren të viktimizohen për të marrë vëmendje. Por duhet të kemi të qartë që nuk e bëjnë këtë vetëm për të manipuluar që të ndihen më mirë, por sepse viktimizimi është shenjë që realisht s’ndihen mirë. Brenda tyre janë pasiguritë, frikërat që i shtyjnë drejt këtyre reagimeve. Nuk e bëjnë thjesht sepse duan dhe argëtohen, por sepse vërtetë nuk kanë një ekuilibër të mirë emocional”, tha ndër të tjera ajo!

Semi po viktimizohet brenda shtëpisë së “Big BrotherSemi po viktimizohet brenda shtëpisë së “Big BrotherSemi po viktimizohet brenda shtëpisë së “Big Brother

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media…