Senati amerikan miratoi reformën e taksave

20 dhjetor 11:55

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) e ka miratuar atë që është përshkruar si rishkrimi më gjithëpërfshirës i legjislacionit amerikan për taksa në më tepër se tri dekada.

Legjislacioni është miratuar mbrëmë vonë, me 51 vota për dhe 48 kundër, ndërsa protestuesit në galerinë e Senatit kanë brohoritur kundër këtij legjislacioni. Pas kësaj ata janë detyruar të largoheshin nga salla.

Dhoma Përfaqësuese, disa orë më herët, e ka miratuar këtë masë me 227 vota për dhe 203 kundër.

Republikanët e kanë shumicën në të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Për miratim përfundimtar, legjislacioni duhet të miratohet përsëri në Dhomën Përfaqësuese, sonte më vonë.

Nëse kalon, siç pritet, atëherë kjo do të ishte fitorja e parë madhore legjislative e presidentit amerikan, Donald Trump, prej janarit të këtij viti kur filloi presidenca e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë akuzuar Korenë e…