Senati amerikan nuk aprovon çeljen e një hetimi për “kryengritjen” e 6 janarit

28 maj 2021 | 22:50

Senatorët republikanë kanë arritur të bllokojnë formimin e një Komisioni Hetimor për ngjarjet e 6 janarit, ku mijëra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump “pushtuan” Kapitolin dhe për pasojë ndërruan jetë 6 persona.

Për të formuar një Komision që do të hetonte ngjarjet dhe mund të rezultonte në një dënim të Trump për “nxitje revolte” dhe “tradhti kombëtare”, duheshin 60 vota në Senat, 10 më shumë nga sa disponojnë demokratët. Por, ndonëse shumë përfaqësues brenda së djathtës amerikane kritikuan Trump për nxitje dhune, republikanët kanë “shtrënguar rradhët” dhe vetëm 6 senatorë republikanë i janë bashkuar demokratëve, duke bërë që Komisioni të mos ngrihet.

“Nga çfarë kanë frikë republikanët? Nga e vërteta? Nga fakti që presidenti Trump u shiti njerëzve një gënjeshtër se zgjedhjet u vodhën dhe se ishte presidenti i vërtetë?”- ka thënë lideri i shumicës në Senat, Chuch Schumer.

6 senatorët që iu bashkuan demokratëve, janë krahu më i moderuar i republikanëve: Bill Cassidy, Sousan Collins, Rob Portman, Mitt Romney (ish-kandidati republikan për president) dhe Ben Sase.

Fati i formimit të Komisionit u vulos, kur kreu i republikanë në Senat, Mitch McConnel, i cili ndonëse sulmoi Trump dhe e akuzoi si fajtor për ngjarjet e 6 Janarit, i ka qëndruar edhe një herë të fundit besnik dhe ka urdhëruar të tijët të votojnë “jo”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge…