Senatori amerikan që mbështeti tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova preket nga koronavirusi

22 mars 2020 | 20:02

Republikani Rand Paul është senatori i parë amerikan që teston pozitivisht për koronavirus, sipas një deklarate në ‘Twitter’.

“Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptomatik dhe u testua për shkak të udhëtimit vazhdueshëm. Ai nuk ishte në dijeni të ndonjë kontakti të drejtpërdrejtë me ndonjë person të infektuar”, thuhet në postim.

Senatori amerikan, Rand Paul, kishte mbështetur tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.

“Mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. E inkurajoj Kosovën që të kthejë kursin dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje..”, kishte shkruar ai.

Sergio Gor, nënkryetari i shtabit të Paul, shtoi në një deklaratë, “Ai (Paul) pret që të kthehet në Senat pasi të mbarojë periudha e tij e karantinës dhe do të vazhdojë të punojë për njerëzit e Kentucky në këtë kohë të vështirë”.

Paul është anëtari i tretë i Kongresit që u diagnostikua me Covid-19 derisa rastet u përhapën në të gjithë vendin.

Disa ligjvënës janë vetë-karantinuar pas kontaktit me një individ i cili testoi pozitivisht me koronavirus në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik, duke përfshirë shefin e ardhshëm të Presidentit Donald Trump, Republikanin Mark Meadows të Karolinës së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit të drejtorëve Betim Berisha, UD i kryeshefit…