Serbia dërgon ambasadorin e ri në Moskë, radikalin serb të lindur në Pejë

19 mars 2022 | 11:54

Ambasadori i ri i Serbisë në Rusi, Momçillo Babiç, edhe zyrtarisht i ka paraqitur kopjet e kredencialeve zv/ministrit të Jashtëm, Alexander Viktorovich Grushko.

Sipas agjenisë së lajmeve serbe dhe MPJ-Ssë së Serbisë, gjatë paraqitjes së kredencialeve, është diskutuar edhe çështja e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se Momçillo Babiç më parë ishte diplomat i Serbisë edhe në Sllovaki.

Nga informacionet dhe CV-ja e tij, del se ambasadori serb ka lindur në Pejë.

Gjithashtu, sipas mediave, ai njihet si një ndër specialistët më të mirë serbë të mjekësisë.

Ai ka konsultuar liderin radikal serb Sheshel gjatë grevës së urisë në Hagë, si dhe ish-Presidentin Nikoliç gjate grevës së urisë në Beograd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fati i kanadezit Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i…