Serbia me dy evidenca të votuesve në Kosovë

13 dhjetor 2023 | 16:44

“Do të doja të ishim më shumë, nganjëherë nuk kemi me kë të pimë kafe”, ka thënë Spasa Andrejeviq për “Radion Evropa e Lirë”.

Ai është kthyer në fshatin e tij të lindjes, Novakë – në komunën e Prizrenit në jugperëndim të Kosovës – në vitin 2004.

Është i punësuar në Zyrën lokale për Kthim në Komunën e Prizrenit, sipas sistemit të Kosovës. Thotë se, viteve të fundit, nuk kishte pothuajse fare kthim të serbëve në Kosovë.

Se sa votues nga komunat e Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, më 17 dhjetor, do të mund të dihet pas mbylljes së listës zgjedhore. Afati ligjor i Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë për ta bërë këtë, është mesnata e së enjtes, kur në Serbi nis heshtja zgjedhore.

Ndërkohë, në një faqe të internetit në Serbi janë të disponueshme disa të dhëna zyrtare për numrin e zgjedhësve në komuna dhe rrethe, të cilat, çdo tremujor, i publikon Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë. Aty, qytetarët mund të gjejnë edhe informacione për statusin e tyre në listën e zgjedhësve.

Sa i përket numrit të votuesve në Kosovë, ka dallim mes të dhënave (të ministrisë) dhe listave të mbyllura”.

Por, të dhënat që mbledh Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, nuk përputhen me numrin përfundimtar të votuesve, të konstatuar nga Komisioni Republikan Zgjedhor, ka treguar një hulumtim i “Radios Evropa e Lirë”, i bazuar në të dhënat e viteve të kaluara.

Mospërputhjet janë më të theksuara kur bëhet fjalë për votuesit nga Kosova.

Derisa në zgjedhjet e fundit në Serbi, në prill të vitit të kaluar, të drejtë vote kishin 93.5 mijë qytetarë nga komunat e Kosovës, të dhënat e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të 23 tetorit, 2023, flasin për gati mbi 30.000 votues më shumë, përkatësisht mbi 122.000.

Vujo Illiq, politolog, i cili prej vitesh hulumton procesin zgjedhor, ka thënë se kjo situatë përsëritet vit pas viti, ndërsa institucionet shtetërore nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me të.

“Sa i përket numrit të votuesve në Kosovë, ka dallim mes të dhënave [të ministrisë] dhe listave të mbyllura. Mund të supozojmë se bëhet fjalë për persona të zhvendosur brenda vendit, vendbanimi i të cilëve është në Kosovë, por që votojnë në bazë të vendbanimit në komunat në Serbinë qendrore. Por, kjo është vetëm hamendje”, ka thënë Illiq për “Radion Evropa e Lirë”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbyen robër lufte në kufirin e tyre…