Serbia, një Afganistan i ri në Evropë

21 qershor 2023 | 15:43

Shkruan: Hisen Berisha

Me aksionin diversant në territorin e Kosovës, i cili me Rezolutën 1244, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është territor i mbrojtur dhe i garantuar në aspektin e sigurisë së brendshme – si ambient i sigurt dhe të jashtme – për mos cenimin e tërësisë territoriale, Forcat e Armatosura të Serbisë, kanë kryer sulm ushtarak ndaj NATO/KFOR.

Është fakt i dëshmueshëm, se Serbia ka hyrë me Forca të Armatosura në territorin e Kosovës, ka sulmuar dhe zënë rob, pjesëtarët e institucionit të sigurisë – Policët e Departamentit të kontrollit të vijës së gjelbër/kufitare.

Ky agresion ushtarak, si taktikë luftimi është aksion diversant, brenda në territorin e Republikës së Kosovës, territor ky nën mandatin e NATO/KFOR.

Kjo duhet trajtuar me shqetësim në Asamblenë e NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB. Duhet të trajtohet edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mosreagimi protokollar i Serbisë dhe mos lirimi i tre policëve, duhet ta vë në veprim NATO, që të del me një vendim/raport, se Serbia ka shkelur Rezolutën 1244, e cila e ndalon hyrjen e Ushtrisë dhe Policisë së Serbisë në Kosovë.

Forcat Ushtarake serbe, kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe  kanë shkelur  rezolutën 1244 (të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) si dhe  marrëveshjen ushtarako-teknike (Marrëveshja e Kumanovës) për shkak se e kanë kaluar vijën administrative.

Pra shkelja e rezolutës përkatësisht shkelja e marrëveshjes ndërkombëtare, ka ndodhur dhe po mungon veprimi juridik ndërkombëtar, që do të qonte në ndërhyrje ushtarake ndaj Serbisë.

Do të duhej që NATO të ketë plan reagimi ndaj Ushtrisë serbe, që t’iu shërbente si “mësim i nxjerrë”, jo veç për Serbinë.

Në ketë rrethanë reagimi ndaj Serbisë, do të duhej të jetë shumë agresiv dhe i prerë.

Përndryshe do t’i stimulojë ambiciet e shteteve që veprojnë me logjikë të njëjtë siç bëjnë ruset, apo siç bënë presioni Kina për Tajvanin.

Ky mësim që do nxjerrë Serbia, përveç shteteve që udhëhiqen nga e njëjta logjikë, rasti i Kosovës dhe vet kjo çfarë po i ndodhë, duhet t’iu shërbej si “mësim i nxjerrë” edhe komuniteteve tjera autoktone si shqiptarët në Kosovë Lindore, Sanxhak dhe gjermanët e hungarezët në Vojvodinë.

Është koha e fundit, që edhe Vojvodina, Sanxhaku e Kosova Lindore të mendojnë për të ardhmen e tyre.

Qëndrimi nën Serbi, do u sjellë të njëjtin fat siç ne popujve tjerë që krijuam shtetet tona.

Vojvodina, i ka të njëjtat parametra juridike –  ndërkombëtar, historik dhe etnik, që të dalë republikë më vete.

NATO/KFOR, mbase nuk e vlerëson strategjike ndërhyrjen direkte, aq me tepër kur Rusia e deshiron një luftë me NATO-n në Evropë.

Atëherë, duhet krijuar “task-forcë” për ndjekjen dhe eliminimin e grupeve kriminale terroriste, si “Wagner”, “Rojat e Urës”, “Civilna Zastia”, e të tjera formacione që janë krijuar nga ushtarak e kriminel lufte të liruar nga ushtria serbe, që mbështeten nga ushtria e rregullt shtetërore e Serbisë.

Këto grupe janë të lidhura me udhëheqjes shtetërore serbe, ku përmenden emra të veçantë si vëllai i presidentit serb, Vuçiq dhe rrjeti kriminal brenda shtetit.

Karakteri trsnsnacional i veprave të këtij rrjeti kriminelësh shtetëror serb, disa nga të cilët janë edhe në listën e zezë të ShBA-së, fakti se siguria ndërkombëtare mbrohet në çdo pjesë të globit, mbështetur në urdhrin e presidentit amerikan, kjo “task-forcë” duhet t’i ndjekin dhe eliminojnë këto grupe kriminale e terroriste edhe shtetërore, të cilat po shpërndajnë konflikte në dhe me vendet fqinje, duke i  penguar në zhvillimin e tyre dhe dhunuar demokracinë, siç janë Kosova, Mali i zi, Bosnja, etj.

Këtu do të duhej intensifikuar veprimi politik dhe diplomatik i  Shqipërisë në ftohjen e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë, në tri cilësi, po ashtu, si dy shtete të të njëjtit komb me Kosovën, shtet fqinjë me Serbinë, ku kryeministri shqiptarë e presidenti serb janë ideator të “Ballkanit të Hapur” – promovues të “paqes” dhe standardeve të “Procesit të Berlinit” dhe cilësia më obliguese është fakti se Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s ndaj, duhet të ketë rol kyç në rajon, qoftë me ofrimin e zgjidhjeve të harmonizuara politike, qoftë në luftimin e rrjeteve të krimit dhe bartësit e tyre grupor apo shtetëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të organizimit dhe përforcimeve, FC Kosova Düsseldorf gjatë…