FC Kosova Düsseldorf, favorit kryesor në Bezirksliga

21 qershor 2023 | 15:39

Në bazë të organizimit dhe përforcimeve, FC Kosova Düsseldorf gjatë vitit kalendarik 2023\24 është favorit kryesor në Bezirksliga.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i klubit Bujar Neziri i cili bashkë me stafin dhe gjithë lojtarët ishin në stërvitje pran stadiumit.

FC Kosova Düsseldorf ka siguruar 11 lojtarë nga Bundesliga, Regeonalliga, Oberliga, Landesliga.

Kontingjenti i lojtarëve tanë sa vjen e po forcohet vazhdimisht, duke krijuar një grup të fortë e konkurrues për sezonin e ardhshëm në Bezirksliga si vazhdimësi në Landesliga dhe Oberliga Gjermane.

Gjatë seancës stërvitore biseduam me managjerin Xhafer Selimi i cili tregon për punën përkushtimin për të kompletuar ekipin. Atmosfera në klub është e mirë dhe besoj në shpirtin e skuadrës.

Ndër të tjera, ai tha “Unë gjithmonë punoj shumë për ëndrrat e mia dhe futbolli është pasioni im më i madh. Model për njëri-tjetrin dhe bashkatdhetarët së bashku mund të bëjmë mrekulli, ne të gjithë stafi kemi ber ndryshime të mëdha, ne kërkojmë maksimumin, por disa gjëra mund t‘i bëjnë tani, ndërsa disa gjëra do vijnë me kohen dhe jam i bindur se këto ndryshime do të vijnë hap pas hapi”.

Takimi i radhës me kapitenin e FC Kosova Düsseldorf, Shyqë Trim Alili i cili tha ka shumë për të folur për historikun por do të ndalem te tifozët ku kanë qenë dhe do të jetë përkrahja tifozëve.

“Përkrahja e tifozëve do të jetë shumë kruciale për ne sepse e dimë kur i ke ata në formë të mirë do të thotë qe jemi 12 lojtarë në fushë“

Jemi në disponim për ta dhënë më të mirën dhe pres edhe përkrahjen e tifozëve dhe bashkatdhetarët në rrethinën e Düsseldorfit.

Është shumë e rëndësishme që në e kemi grupin e plotë dhe nuk e kemi asnjë mungesë.

Fjalë të mira pati edhe portieri i posa ardhur 19 vjeçar, Leon Hasani: “Është kënaqësi që të jem prej klubeve më profesionale dhe më të organizuar. Ndjejë përgjegjësi dhe obligim që klubit dhe tifozëve tanë.

Faleminderit të gjithëve për besimin dhe për mua nuk ka qenë aspak e vështirë që t’i them po FC Kosova Düsseldorf .

Mesfushori nga Landesliga, Resul Ahmeti lojtarë shumë kualitativ me një shpejtësie dhe aftësinë e sulmuesit tha ndër tjera ”Mezi po e pres këtë eksperiencë që kam të jap gjithçka nga vetja për besimin që ma ka dhanë klubi, do ta kthej me angazhim, disiplinë dhe gjithçka që është e nevojshme që të kemi fitore dhe t’i bëjmë të lumtur tifozët.

Falënderon klubin për besimin që më kanë dhënë Respekte!

Na priftë e mbara FC Kosova Düsseldorf

Nga unë suksese kryesisë së klubit futbollistëve veteranë dhe tifozëve FC Kosova Düsseldorf e.V.

Respekt pa fund për donatoret dhe adhuruesve të klubit FC Kosova Düsseldorf, ka shkruar ndër tjera Muhamed Vila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas investimeve të mëdha të bëra në sezonet e fundit,…