Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, mori pjesë si i ftuar nderi në Kongresin e CSU-së

25 tetor 2026 | 08:39

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, ka marr pjesë si i ftuar nderi në Kongresin e CSU-së 2026, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të CSU-së, z. Martin Huber.

Në këtë ngjarje të rëndësishme politike, ku morën pjesë Kancelari Federal, Friedrich Merz, dhe Kryeministri i Bavarisë dhe Kryetari i CSU-së, Dr. Markus Söder, u diskutuan reformat ekonomike dhe mbrojtja e vlerave demokratike.

Gjatë kongresit, Konsulli i Përgjithshëm zhvilloi bashkëbisedime me përfaqësues të politikës bavareze, ndër ta edhe me ministrin Manuel Knoll, i cili kishte vizituar më parë Kosovën në cilësinë e deputetit. Bisedimet u përqendruan në mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bavarisë.
Një moment veçantë ishte edhe takimi me Elias Cosa, të riun me rrënjë nga Kosova, i cili së fundmi u zgjodh anëtar i Kryesisë Federale të të Rinjve të Unionit (JU – Bundesvorstand). Suksesi i tij është një shembull i bukur i angazhimit dhe përfaqësimit të të rinjve tanë në jetën politike gjermane.

Lidhjet e forta me miqtë tanë në Bavari, bashkëpunimi institucional dhe suksesi i bashkatdhetarëve tanë janë ura të rëndësishme që na afrojnë edhe më shumë dhe kontribuojnë në avancimin e agjendës sonë të përbashkët euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Çmimet e produkteve ushqimore ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën.…