Serbia shpenzoi 120 milionë euro për nevojat e spitaleve

30 mars 2020 | 10:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se brenda 3-4 ditëve të ardhshme do të merret një vendim për t’u futur vendi në një shtetrrethim 24-orësh.

“Vendimi varet vetëm nga qytetarët, nga sjellja e tyre”, i tha Vuçiçi TV Prva, raporton “Tanjug”.

Sipas tij, masat do të ishin të efektshme për 14 ditë, duke theksuar se gjatë kësaj kohe askush nuk do të vdiste nga uria, por do ta ndalonte spiralen e përhapjes së infeksionit.

Po ashtu, Vuçiqi bëri me dije se në Serbi nuk ka mungesë maskash për personelin mjekësor.

Më tej, ai u shpreh se Serbia deri më tani ka shpenzuar gjithsej 120 milionë euro për nevojat e spitaleve në luftën kundër virusit të ri për të blerë pajisje mbrojtëse dhe respiratorë.

“Shëndeti i njeriut është parësor dhe ne kemi para për të shpëtuar jetë”, tha Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teatri legjendar Bolshoi në Moskë njoftoi se do të transmetojë…