‘Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, ndërkombëtarët nuk duhet të heshtin’

20 tetor 2019 | 00:09

Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar me rastin e ndalimit nga ana e Serbisë të dy pjesëtarëve serb të FSK-së.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive.

“Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim. Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”

“Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën…