Serbia vijon me “lojëra spiunësh”, arreston një zyrtar të lartë me pretendimin se informonte shërbimet sekrete në Kosovë e Shqipëri

24 janar 2024 | 20:47

Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar sot.

Ai dyshohet se është pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D.R. në territorin e Serbisë dhe se me urdhër të tij po grumbullonte të dhëna dhe informacione të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë dhe Kosovës, raporton SanxhakPress.

“Të dhënat e mbledhura nga Dazdareviq janë dorëzuar te D.R., i cili më pas i ka përcjellë në shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, për çka kanë kompensim monetar”, pretendojnë autoritetet serbe.

“Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviç, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale”, thuhet më tej në njoftim.

Ndaj Dazdareviç është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kujtojmë se pak javë më parë, autoritetet serbe thanë se kishin arrestuar një shtetas serb që mblidhte informacion për lëvizjet e ushtrisë serbe dhe ia transmetonte Shërbimit Informativ Shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni policor në Lipjan sipas burimeve të tëvë1, i ka…