Stacioni policor i Lipjanit me vetëm dy vetura të njësive reaguese

24 janar 2024 | 20:45

Stacioni policor në Lipjan sipas burimeve të tëvë1, i ka në dispozicion vetëm dy vetura të njësive reaguese. Për këtë drejtori rajonal i Policisë në Prishtinë tha se do ta bëjë të pamundurën që t’u shtohen veturat këtij stacioni policor. Nga Sindikata e Policisë thonë se kjo është shqetësuese dhe ndikon direct në punën e zyrtarëve policorë.

Sa herë që paraqitet nevoja për reagimin e tyre, janë të gatshëm t’u përgjigjen thirrjeve të qytetarëve.

Por zyrtarët policorë në stacionin policor në Lipjan, mesatarisht vonohen në reagimin e tyre në thirrjet e qytetarëve deri në 18 minuta.

Kjo për shkak se sipas informacioneve që i ka tëvë1 nga burimet, ky stacion policor i ka në dispozicion vetëm dy vetura të njësive reaguese.

Për këtë, është në dijeni edhe drejtori rajonal i Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, i cili thotë se do të jap maksimumin e tij që ky numër të rritet.

E mungesa e kushteve të punës është shqetësuese edhe për Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Kryesindikalisti, Imer Zeqiri thotë se kjo ndikon direkt në ushtrimin e detyrave të këtyre zyrtarëve policorë.

Sipas tij, probleme të tilla ka edhe në stacione policore në gjithë vendin, e që kërkon që këto kushte të përmirësohen.

Televizioni ka tentuar gjatë ditës të marrë një sqarim nga Policia e Kosovës se a është duke u punuar që stacionet policore të pajisen me vetura të ndryshme, por që nuk ka pasur përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në…