Kryetari i Strugës viziton bibliotekën e rinovuar të shkollës së mesme “Ibrahim Temo”
Kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot ka vizituar bibliotekën e rinovuar të shkollës së mesme “Ibrahim Temo”.
“Mëngjesin e sotëm e kaluam në ambientet e rinovuara të bibliotekës së shkollës së mesme “Ibrahim Temo”, e cila tashmë ka marrë një pamje të re dhe më të përshtatshme për nxënësit.
Ky transformim u bë i mundur falë kontributit dhe mbështetjes financiare të afaristit Adem Nuroski, të cilin e falënderoj përzemërsisht për këtë gjest me vlerë për shkollën dhe rininë tonë.
Nuk ka kohë më të bukur për të përuruar një hapësirë të tillë sesa në prag të Ditës së Alfabetit Shqip. Bibliotekat janë vende ku ruhet gjuha, kultivohet dija dhe ndërtohet e ardhmja. I inkurajoj nxënësit ta shfrytëzojnë këtë hapësirë dhe të lexojnë sa më shumë, sepse libri mbetet një nga rrugët më të rëndësishme drejt dijes dhe suksesit”, ka shkruar Qyra në llogaritë e veta në rrjete sociale.



