Sot u jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

20 nëntor 2026 | 08:28

Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit.

Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i përcjellin për në banesën e fundit.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të Leart Morinës do të mbahet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.

Ndërkaq, Berhan Zeka do të varroset në të njëjtat varreza, në orën 15:00.

Vdekja tragjike e dy të rinjve në Gjermani ka lënë në pikëllim familjet e tyre dhe komunitetin në Rahovec.

Ceremonitë mortore do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ndërsa të dy të rinjtë do të prehen në vendlindje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga: Muntaz Kokalari (1895-1944) Zonjë e nderuar Makbule. Erdha dhe…