Serena Williams: Jam përmirësuar sa herë që kam humbur

04 prill 2022 | 16:51

Tenistja amerikane Serena Williams ka folur për karrierën e saj dhe marrëdhënien që ka me humbjen. “Është e vështirë ta pranosh humbjen. Unë e përjetoj shumë keq momentin e humbjes, madje e urrej atë fjalë”, shprehet Serena Williams, fituese e 23 grand slameve në karrierë.

“Gjithsesi, përpiqem të mësoj sa më shumë nga humbja. Madje mendoj se disa nga momentet e mia më të mira në këtë sport kanë ardhur pas humbjeve. Kam arritur të përmirësohem më shumë”, shprehet Serena Williams. Duke folur për të ardhmen, ajo shprehet se tashmë i ka vendosur limite vetes, duke parë se është 40 vjeçe.

“Ka pasur një periudhë në karrierën time kur nuk vendosja limite, por mendoj se tani ato limite janë të rëndësishme. Mendoj se këto do të më ndihmojnë në rikthimin tim”, ka thënë tenistja ikonë e 20 viteve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e njohjes së patentëshoferëve të Kosovës nga shteti i…