Sermaxhaj konfirmon largimin nga Malisheva, akuzon drejtorin Kastriot Kafegjolli

18 janar 2023 | 16:34

Trajneri Sami Sermaxhaj ka konfirmuar largimin e tij nga Malisheva me anë të një postimi në “Facebook”.

Sermaxhaj ka akuzuar drejtorin sportiv të klubit, Kastriot Kafegjollin që nuk ka pasur sjellje profesionale ndaj tij dhe dy trajnerët tjerë.

“Të dashur futbollistë të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte kënaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonim me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitëm dhe udhëhoqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pavërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veç u bë publik. Mirupafshim”, ka shkruar Sermaxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denis Monastirsky, humbi jetën së bashku me disa zyrtarë të…