Serwer: Opozita politike e Kosovës me çdo kusht do që të vijë në pushtet

12 korrik 2020 | 22:39

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të botuar në website-in e tij ka shkruar se opozita e Kosovës dëshiron të vijë në pushtet me çdo kusht, ndërsa ka shtuar se frikësohet se mund të përfundojmë me dy skenaret më të këqija për sa i përket dialogut.

Serwer shkruan se Dhomat e Specializura mund të zvarriten me vite, do ta dëmtojnë imazhin dhe funksionalitetin e Kosovës.

“Dhomat e Specializuara mund të zvarriten me vite. Do ta dëmtojnë imazhin tonë dhe do ta rrezikojnë funksionalitetin dhe shtetësinë tonë. Opozita politike e Kosovës vetëm mendon se si të vijë në pushtet me çdo kusht. Madje mund të përfundojmë me dy nga rezultatet më të këqija: ndarje pa njohje. Frigohem nga skenarët negativë që vetëm na ofrojnë një status të ngjashëm me atë të Palestinës ose bashkim me Shqipërinë”, shkruan Serewer në artikullin e botuar në Peacefare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar edhe një…