Sessoms largohet nga Vëllaznimi, kalon në këtë skuadër

30 janar 2024 | 10:48

Sam Sessoms do të vazhdojë karrierën në Rumani.

Basketbollisti amerikan është transferuar nga Vëllaznimi te SCM Craiova.

Klubi rumun e prezantoi sot 24-vjeçarin, i cili shfaqi ndeshje fantastike me fanellën e gjakovarëve.

Ai te Vëllaznimi luajti me mestarë prej 20.9 pikëve për ndeshje, 5.4 asistimeve dhe 4.4 kërcimeve, teksa pati saktësi prej 42.1% në gjuajtjet për tre pikë.

Përveçse te “Kuqezinjtë”, Sessoms padyshim se ishte edhe një prej basketbollistëve më të dalluar këtë sezon në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i Ligës Premier, Manchester City thuhet se mund të…