Sevdije Syla emërohet u.d e kryetares së Forumit të Gruas në Gjilan

21 prill 2021 | 14:10

Aktivistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Sevdije Syla prej sot është emëruar ushtruese e detyrës së kryetares së Forumit të Gruas në Gjilan.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Bajram Hasani.

“Për neve është nder që e kemi në mesin tonë një profesoreshë të nderuar, aktiviste të devotshme e intelektuale si zonja Syla. Ajo do të jetë në krye të këtij forumi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. AAK-ja tashmë ka nisur që të rikthejnë Forumin e Gruas në komuna e qendër”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Clippers vijojnë të shfaqin formë të mirë në…