Seven Saraqi në studio për këngën e re: Më e mira që kam pasur ndonjëherë

13 korrik 2020 | 17:13

Seven Saraqi po vjen me këngë të re. Reperi i njohur shqiptar Seven Saraqi po vjen me projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë me dije vetë nëpërmjet disa publikimeve në rrjete sociale, madje ka treguar se kjo është kënga e tij më e mira që e ka pasur ndonjëherë.

Kjo këngë do të punohet në Nju Jork, mirëpo nuk dihet data e publikimit. Kujtojmë se emri i tij, përveç sukseseve në muzikë, së fundmi është komentuar edhe lidhur me jetën e tij private. Flitej për një lidhje dashurie mes tij dhe Kejvina Kthellës, mirëpo kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se me Sevenin janë vetëm miq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo DiCaprio po e shijon lidhjen e dashurisë. Aktori i…