Sevilla kualifikohet në 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës

06 gusht 2020 | 21:04

Sevilla ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Romës.

Në letër pritej të ishte një ndeshje shumë më e vështirë, por Sevilla ka bërë gjithçka me lehtësi kundër Romës, duke triumfuar 2:0, shkruan lajmi.net.

Spanjollët kaluan në epërsi qysh në minutën e 22’ të takimit, kur Sergio Reguillon gjeti golin.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Youssef En-Nesyri tundi rrjetën e romakëve për herë të dytë.

Në 45 minutëshin e dytë, andaluzianët arritën të administrojnë mirë ndeshjen, duke mbajtur rezultatin 2:0 deri në fund.

Me këtë fitore, Sevilla kalon tashmë në 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës, kurse Romës i mbetet të mendojë për sezonin e ri. 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është komuna me më së shumti raste të konfirmuara…