Sezoni turistik forcon lekun ndaj valutave

13 gusht 2019 | 14:27

Muaji gusht bashkë me pikun e sezonit turistik, ka sjell zhvlerësim të ndjeshëm të valutave në këmbim me lekun shqiptar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 120.82 lekë ose 0,34 lekë më pak se një ditë më parë, dollari amerikan humbi 0,31 lekë dhe u kuotua në vlerën 107.84 lekë. Ndërsa paundi britanik u zhvlerësua ndjeshëm me 0,78 lekë dhe këmbehet me 130.16 lekë.

Aktorët e tregut shprehet se, luhatjet në tregun valutor janë të pritshme në gjatë sezonit veror, por sipas tyre, fluksi në rritje i turistëve rrit prurjet e valutës dhe reflekton forcimin e pozitave për lekun./ATSh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…