Sferat e fushave vepruese tek elektronet

03 shkurt 2020 | 13:28

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (16)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fusha antielektrostatike simetrike e protonit (+fae p) buron jashtë poleve të tornados elektrostatike dhe ka kah të kundërt me fushat elektrostatike simetrike primare (→+fep p) dhe fushën elektrostatike sekondare (→+fes p) të protonit si dhe buron në formë të valëve shpërndarëse nga qendra në drejtim të periferisë (qendra → periferisë), në këtë mënyrë kjo fushë i kundërvihet fushës tërheqëse të ciklonit (⃪ftc) dhe tornados (⃪ftt) të protonit, të cilat fenomene formojnë fusha tërheqëse nga periferia në drejtim të qendrës (periferi ⃪ qendër). Por, njëkohësisht, fusha antielektrostatike simetrike e protonit (⃪ + fae p) ka vlerë negative (+) x (-) = (-) ashtu sikur fusha elektrostatike simetrike e elektronit (→ – fes e).

Në këtë mënyrë fusha antielektrostatike simetrike shndërrohet në forcë shtytëse me fushën elektrostatike simetrike të elektronit (→ – fes e).

Për të mos i ripërsëritur gjërat në të njëjtën mënyrë sikur te protonet ashtu edhe tek elektronet të të cilat nën ndikimin e tornados elektrostatike ndryshojnë nivelin energjetik të kuarkeve (- 2/3 d), (-2/3d) dhe (1/3 u), dhe shndërrohen në vetërigjenerator të mikrokuarkeve (-2/3 d)’, (- 2/3d)’ dhe (1/3 u)’. Kurse një vetërigjenerim i natyrës së njëjtë ndodhë edhe tek elementet (aX), (aY) dhe (aZ) te tornadoja dhe cikloni i elektronit. Prandaj, nëse edhe këtu bazohemi në fenomenet natyrore te trupat qiellorë, sidomos te rrotullimi i izoluar i tokës rreth diellit. Ashtu sikur toka që posedon një fushë magnetike, ajo rrotullohet rreth diellit që, po ashtu, ka një fushë magnetike. Prandaj, tërësisht ngjashëm edhe elektroni ka një ngarkesë elektrike negative ashtu sikur ka edhe protoni, si dhe ngjashëm elektroni me këtë ngarkesë elektrike rrotullohet rreth protonit, ashtu sikur rrotullohet toka rreth diellit. Por duke e pasur si argument se edhe rreth tokës rrotullohet hëna si një satelit natyral, që ka një rreze prej 402 herë më të vogël sesa rrezja e diellit, atëherë nëse hëna shikohet nga një trup qiellor shumë larg nesh as që vërehet në raport me madhësinë e diellit por, gjithashtu, hëna nuk ka një fushë magnetike. Prandaj, edhe pse ne nuk u vërejmë rreth elektroneve gjithsesi rrotullohen edhe grimca të tjera neutrale apo të pangarkuara, ashtu sikur hëna rrotullohet rreth tokës, prandaj, tërësisht ngjashëm edhe elektronet ashtu sikur protonet posedojnë nga pesë sfera në të cilat veprojnë fusha të ndryshme ashtu sikur te protonet. Shiko figurën 28.

  1. Sfera e parë e fushës elektrostatike simetrike sekondare (→ -nfes e), 2. Sfera e dytë e fushës elektrostatike simetrike primare (→ – fep e), 3. Sfera e tretë e fushës antielektrostatike simetrike (⃪ + fae e), 4. Sfera e katërt e fushës tërheqëse e ciklonit (⃪ ftc), dhe 5. Sfera e pestë e fushës tërheqëse e tornados elektromagnetike (⃪ ftt).

Fusha antielektrostatike simetrike e elektronit (⃪+fae e) gjithashtu buron jashtë poleve të tornados elektromagnetike, dhe ka kahje të kundërt me fushën elektrostatike primare simetrike (→+fep e) dhe fushën elektrostatike sekondare simetrike (→+fes e) të elektronit, kurse buron ngjashëm sikur te protoni në formë të valëve shpërndarëse nga qendra në drejtim të periferisë (qendra → periferisë), në këtë mënyrë kjo fushë i kundërvihet fushës tërheqëse të ciklonit (⃪ ftc) dhe tornados (⃪ftt) të elektronit, të cilat fenomene formojnë fusha tërheqëse nga periferia në drejtim të qendrës (periferi ⃪qendër). Por njëkohësisht fusha antielektrostatike simetrike e elektronit (⃪ + fae p) ka vlerë pozitive (-) x (-) = (+) ashtu sikur fusha elektrostatike simetrike e protonit (→ + fes e), e cila fushë antielektrostatike simetrike shndërrohet në forcë shtytëse me fushën elektrostatike të protonit (→ + fes p).

Sferat e fushave vepruese te neutronet

 Neutronet edhe pse konsiderohen si grimca neutrale, prapë se prapë formojnë sferat e veprimit të fushave të tyre. Ashtu sikur e kam paraqitur në botimin 9 të 24 janarit, ku thuhet se në brendi të neutronit ndodhet një anticiklon që e mban stabil bërthamën e atomit, prapë se prapë ne asnjëherë nuk e kemi parë se çfarë forme gjeometrike ka neutroni. Nëse forma gjeometrike e neutronit ndryshon nga ajo e protonit dhe elektronit, atëherë mund të themi se në brendësi të neutronit vepron anticikloni. Por nëse forma gjeometrike e neutronit është e ngjashme me të protonit dhe elektronit, mund të them se në brendi të neutronit nuk ndodhen dy kuarke që e sjellin neutralitetin e neutronit, por ndodhet vetëm një kuark negativ (-2/3 u) të cilit i kundërvihet fusha antielektrostatike e protonit, e cila forcë e mban distancën në mes protonit dhe neutronit i cili do të qartësohet në të ardhmen përmes paradigmës së fizikës simetrike.

Në këtë mënyrë protoni posedon tri sfera të fushave të veprimit ashtu sikur shihet në figurën 29. 1. Sfera e parë e fushës tërheqëse e ciklonit (⃪ftc), 2. Sfera e dytë e fushës tërheqëse e tornados elektromagnetike (⃪ftt) si dhe 3. Sfera e tretë e fushës së anticiklonit që sqarohet në të ardhmen në paradigmën e fizikës simetrike.

Anomalit e strukturës së brendshme të atomit

Edhe pse shkenca protonet i njeh si ngarkesa elektrike pozitive, elektronet si ngarkesa elektrike negative dhe neutronet si grimca neutrale, prapë se prapë deri sot shkenca nuk ka mundur të bëjë një paraqitje të saktë dhe të qartë përmes një fotografie, apo një incizimi të vërtetë gjendjen e ngarkesave elektrike dhe pozitën e saktë të tyre në brendësi të atomit kur ai ndodhet në një gjendje të lirë. Por shkenca sot përmes teleskopëve modern ka mundur ta njohë, përkatësisht fotografoi, incizoi dhe sqaroi formën dhe lëvizjen e saktë të trupave qiellorë qoftë brenda sistemit tonë diellorë, galaksie apo një mini-universi. Për dallim nga makrobota në këtë rast te mikrobota struktura e brendshme e atomit, në pamundësinë e sqarimit vizual të këtyre ngarkesave brenda atomit, e sjellë në një gjendje konfuze dhe të paqartë strukturën e brendshme të atomit. Këtë konfuzitet edhe më shumë e rritë mos ngjashmëria e fenomeneve që ndodhin në mikrobotë dhe makrobotë, të cilat fizikën e kanë ndarë në dy fizika ashtu sikur e ka pranuar edhe vetë Ajnshtajni. Për ta kuptuar më lehtë ndryshimin në mes fenomeneve të mikrobotës dhe makrobotës, nisemi nga fenomenet që ndodhin në makrobotën përkatësisht në sistemin diellorë. Dihet në mënyrë shkencore se rreth diellit rrotullohen trupa qiellorë që nuk posedojnë fushë magnetike merkuri, venera dhe marsi që e ka humbur fushën magnetike, si dhe trupa qiellorë që posedojnë fushë magnetike toka, jupiteri, saturni, urani dhe neptuni. Kurse rreth këtyre trupave të fundit që posedojnë fushë magnetike rrotullohen satelitë natyral që kanë një formë të rregullt gjeometrike, përkatësisht sferike ashtu sikur e trupave të tjerë qiellorë, por që nuk posedojnë një fushë magnetike.

Prandaj, dielli rreth të cilit rrotullohen të gjithë trupat qiellorë sikur trupat që posedojnë fushë magnetike, ashtu edhe trupat që nuk posedojnë fusha magnetike ka formën e një atomi. Brenda një atomi përkatësisht në qendër të atomit ka protone të ngarkuara me ngarkesë pozitive, dhe neutrone të pa ngarkuara, kurse rreth tyre rrotullohen elektrone të ngarkuara me elektricitet negativ.

Po të bëhet një krahasim në mes makrobotës dhe mikrobotës protonet që kanë një ngarkesë elektrike dhe kanë masë më të madhe ndodhen në qendër, ashtu sikur dielli që posedon një fushë magnetike dhe ka masën më të madhe në sistemin tonë diellorë. Nutronet që nuk janë të ngarkuara ndodhën më afër protoneve, ngjashëm sikur venera dhe merkuri që nuk kanë fushë magnetike ndodhen më afër diellit. Kurse elektronet që janë të ngarkuara me elektricitet negativ rrotullohen rreth protoneve dhe neutroneve, ngjashëm sikur toka, jupteri, saturni, urani dhe neptuni që posedojnë fusha magnetike dhe rrotullohen rreth diellit, si dhe venera dhe merkuri që nuk posedojnë fushë magnetike gjithashtu rrotullohen rreth diellit. Fenomene të tilla të ngjashme shohim thuajse në secilën galaksi, sepse edhe vetë brenda galaksisë ndodhin thuajse të njëjtat fenomene. Një analizë e thjeshtë tregon një ngjashmëri në mes këtyre fenomeneve, por një analizë e detajuar tregon qartë se ndryshojnë tërësisht fenomenet te trupat qiellorë dhe struktura e brendshme e atomit ashtu sikur e njeh fizika. (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Eriksen debutoi me Interin në Serie A, në ndeshjen…