Sfidat e dyta të ‘play-off’-it në Ligën e Parë

07 prill 2022 | 14:41

Të premten (nesër) do të zhvillohen ndeshjet e dyta të “play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve. Skuadrat që shënojnë dy fitore kualifikohen në finale, ku me dy fitore skuadra inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të elitës.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet New Basket dhe Prishtina e Re. Në takimin e parë fitore shënuan prishtinasit në momentet e fundit me rezultat 72:71. Prizrenasit do të mundohen të fitojnë dhe të vendoset fituesi në sfidën e tretë, kurse prishtinasit synojnë fitore për tu kualifikuar në finale.

Takimi i dytë është Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 106:67 dhe janë favoritë edhe për përballjen e dytë, pasi në Ligën e Parë në garat e rregullta kishin 18 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash.

Të premten takohen:
16:00 NEW Basket – Prishtina e Re
20:30 Vushtrria – Vëllaznimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka bërë me dije se komunitetet, rom,…