Sfidat e para gjysmëfinale në Ligën e Parë

12 prill 2021 | 12:12

Ndeshje interesante priten sot (e hënë) në gjysmëfinale të “Play-off”-it në Ligën e Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Liderja RC Cola Drita do të përballet me Marigona Hill Prishtinën, që përfundoi garat në vendin e katërt në garat e rregullta. Në dy ndeshjet e zhvilluara në garat e rregullta fituan gjilanasit, që kishin 17 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa prishtinasit kishin 11 fitore dhe shtatë humbje.

Dueli tjetër është mes Istogut dhe AS Prishtinës. Istogasit u renditën në vendin e dytë me 15 fitore dhe tri humbje, ndërsa prishtinasit në vendin e tretë me 14 fitore dhe katër humbje. Në duelet direkte, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra tjetrës. Ky takim do të transmetohet në Kujtesa dhe ArtMotion.

Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në finale. Edhe në finale, kampioni vendoset pas dy ndeshjeve, ku fituesi do të garojë në Superligë edicionin e ardhshëm, kurse finalisti do të përballet me Trepçën në “Play-out”.

Orari

E hënë
17:00 RC Cola Drita – Marigona Hill Prishtina
17:00 Istogu – AS Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjensia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e…