Shabani: Mund të renditemi në vendin e dytë

09 korrik 2020 | 10:45

Selektori i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, është i kënaqur me shortin e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.

Kosova është në një grup me Austrinë dhe Italinë, kurse ndeshjet do të luhen në Austri në nëntor apo dhjetor. Vendi i parë dhe i dytë siguron kalimin tutje. Kosova e ka mposhtur Italinë në fund të vitit të kaluar, kurse me Austrinë nuk është përballur deri më tani.

“Italinë e njohim nga turneu në Antalya, ku edhe fituam. Ekziston mundësia të renditemi të paktën në vendin e dytë. Jam i kënaqur me shortin. Synimi është kualifikimi në fazën tjetër”, ka theksuar Shabani për faqen zyrtare të FHK-së.

“Kemi për detyrë t’i fokusojmë të gjitha energjitë në drejtim të arritjes së këtij synimi. Austria është favorite e këtij grupi, por shpresoj se këtë herë kemi ekip që të përballemi me dinjitet me të dy kombëtaret. Ky mision, në bazë të mendimit tim, është i arritshëm. Jemi më të fortë dhe më të kompletuar se në të kaluarën. Jemi në rrugë të mirë për ta arritur synimin”, ka shtuar Shabani.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me…