Shahini: 10 milionë euro humbje të Serbisë nga ndalimi i mallrave, masa të hiqet kur të lirohen policët

21 qershor 2023 | 14:28

Rreth 10 milionë euro janë humbjet e Serbisë shkaku i bllokimit të mallrave në Kosovë, si pasojë e vendimit të autoriteteve ndaj rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga shteti serb.

Kështu ka bërë me dije kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se AKB-ja është në favor të kësaj mase. Sipas tij nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonominë e Kosovës është 1 milion euro.

“Ekziston edhe një rrezik i maunave që janë bllokuar për shkak të masës që e ka marrë Qeveria e Kosovës si masë kundër arrestimit të tre zyrtarëve policor. Kosova nuk ka mundur të marrë masë tjetër dhe humbja e Serbisë për këto shtatë ditë është 10 milionë euro dhe nga ana e Kosovës është 1 milion euro”.

“Humbjet mund të jenë edhe më të mëdha, por që faktori ndërkombëtar i ka pajtuar. Shqipëria është duke luajtur rol të rëndësishëm, por faktori kombëtar po luan rol të rëndësishëm. ShBA-ja është tejet e shqetësuar me veprimet që janë duke u marrë nga ana e ekzekutivit”, ka thënë Shahni, duke shtuar se kjo masë nuk duhet të hiqet deri në lirimin e tre policëve.

“Është kundërpërgjigje e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë. Andaj ne u bëjmë thirrje presidentit Vuçiq që t’i lirojë policët. Ne si AKB e përkrahim këtë masë dhe pas lirimit të tre zyrtarëve policorë, kërkojmë që të hiqet kjo masë”, ka theksuar Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar…