Kurti: Dëgjova se Jabllanoviqi mori 1 milion euro dhe dy banesa për t’u larguar nga zgjedhjet

21 qershor 2023 | 14:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar komunitetit serb sërish në gjuhën e tyre amtare, duke bërë edhe disa pretendime interesante.

Përmes një video-adresimi, Kurti e ka pranuar se situata aktuale nuk është e lehtë dhe se “të gjithë po vuajmë nga ngjarjet e paparashikueshme që mund të ndodhin në të ardhmen e afërt”.

Po ashtu, kryeministri Kurti është shprehur i vetëdijshëm se Kosova është bërë lajm ndërkombëtar dhe jo për mirë.

Kurti ka shprehur keqardhjen e tij që është deshur të mbaheshin zgjedhje me pjesëmarrje kaq të ulët.

Më tutje, Kurti ka shprehur dyshime se kandidati për kryetar të Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviq, që ishte larguar nga gara mund të ketë marrë para të majme për një veprim të tillë.

“Unë mendova se të paktën Aleksandër Jabllanoviqi do të fitonte në Leposaviq, por ai u largua nga gara më datën 21 prill. Në prill, dy ditë para fitores së sigurt, dëgjova se ai i mori një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Mund të mos jetë e vërtetë, por për çdo rast, ose duhet të ketë shumë presion ose ndonjë ofertë shumë luksoze…”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë…