Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit

29 tetor 2026 | 15:51

Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë.

Top Channel raporton se kryebashkiaku i Tiranës ka refuzuar ushqimin brenda burgut, me refuzimin prej tij që vjen në një formë proteste për transferimin e padokumentuar nga burgu i Durrësit në të Fierit.

Ndërkohë, në mëngjes, Veliaj u vizitua nga nëna e tij, e cila mbante me vete një çantë të mbushur me ushqime.

Ndërsa pak orë më vonë, erdhi dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ishte së bashku me foshnjën./TCh/

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këta janë emrat e zyrtarëve policorë që janë suspenduar në…