Këta janë komplet zingjiri i të suspenduarëve nga IPK për rastin e Arlinda Zekaj
Këta janë emrat e zyrtarëve policorë që janë suspenduar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt. Sipas burimeve të sigurta brenda Inspektoriatit Policor të Kosovës, këta janë emrat e suspenduar:
Agron Hasanaj – Drejtor rajonal
Ndue Nikolla – Major, shef i Hetimeve Rajonale
Faik Jahmurataj – Kapiten, komandant i Stacionit Policor në Pejë
Dervish Hasanaj – Zëvendëskomandant,
Shefi i Operativës – Stacioni Policor në Pejë
Sami Lekaj – Komandant i Nënstacionit Policor në Vitomiricë
Faruk Muqolli – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë
Edhe katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje – Stacioni Policor në Pejë
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2025 në Vitomiricë të Pejës, nga kunati i saj, sipas informacionit të dhënë në raportim.
Para vrasjes, ajo kishte paraqitur një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente dhe kishte shprehur shqetësime për sigurinë e saj.
Rasti lidhej edhe me përpjekjet e saj për kujdestarinë e djalit, ndërsa kërkesat e saj për mbrojtje kanë vënë në fokus mënyrën se si institucionet përgjegjëse i trajtojnë rastet kur qytetarët raportojnë rrezik për sigurinë e tyre.
Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta qytetare dhe institucionale, me kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave, hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të mundshme të zyrtarëve përgjegjës, si dhe marrjen e masave konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme.
Pas publikimit të detajeve për rastin, vëmendja është përqendruar te përgjegjësia e strukturave policore dhe e institucioneve të tjera që kanë pasur kompetencë për trajtimin e kërkesave të Arlindës për mbrojtje.
Rasti i Arlinda Zekajt mbetet një çështje që kërkon zbardhje të plotë dhe llogaridhënie institucionale, në mënyrë që të sqarohet se si u trajtuan kërkesat e saj për mbrojtje dhe masa për ta parandaluar tragjedinë.



