Shahini: Nevoja e Albinit që ta shuajë çdo zë opozitar ka kaluar në absurditet

07 shtator 2021 | 14:56

Ish-ministrja e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini, ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit dhe disa aktivistëve të PSD-së në Prishtinë, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po dëshiron ta shuajë çdo zë opozitar në Kosovë.

Shahini ka thënë se nevoja e Kurtit për ta shuar zërin opozitar ka kaluar në absurditet, derisa ka theksuar aktivistët  e PSD-së janë rrahur dhe arrestuar dhunshëm.

“Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale – tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së – u rrahën dhe arrestuan dhunshëm. Në korrik ndodhi e njëjta, kur Albini nxorri policinë për të mbrojtur një taksë absurde shtesë të regjistrimit të makinave, të cilën e tërhoqi më vonë”, ka shkruar Shahini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një shkrese zyrtare…